Mirsad Jonuz nuk ka duruar më. Trajneri maqedonas-verior, që mori drejtimin e klubit shkodran në këtë sezon, i ka dhënë duart përfundimisht Vllaznisë. Shkaku janë 4 pagat e pamarra dhe fakti se kontrata e tij kishte përfunduar më 31 maj. Jonuz kishte pranuar të qëndronte në pritje të zgjidhjes së situatës, por ka shpresuar më kot.

Jonuz e drejtoi Vllazninë në 27 ndeshje me kuqeblutë që grumbulluan 38 pikë duke ndarë vendin e gjashtë me Partizanin dhe gjendeshin në valle për të shpresuar Kupat e Europës, pavarësisht se kanë zhvilluar një kampionat me ulje-ngitje.

Përpara rifillimit të sezonit lojtarët e Vllaznisë bojkotuan stërvitjet në shenjtë proteste për rrogat e pashlyera nga ana e klubit, por gjithçka u kthye në normalitet dhe skuadra luajtur në Vlorë duke mposhtur 3-1 Flamurtarin me shpresën se gjërat do të ndreqeshin. Diçka e tillë nuk ka ndodhur dhe Mirsad Jonuz ka vendosur të largohet nga drejtimi i Vllaznisë ditë e sotme.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb