VLORE- Një 12-vjeçar ka gjetur vdekjen, pasi është mbytur në det. Ngjarja e rëndë ndodhi sot në plazhin e vjetër në Vlorë.

Policia bën me dije se i mituri, rreth orës 13:37 po lahej anës bregut të detit, në lagjen “1-Maji”, nën shoqërimin e nënës së tij, në vendin e quajtur “Plazhi i Vjetër”, ku ka pirë shumë ujë deti dhe ka mbetur pa ndjenja.

Menjëherë policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka ofruar ndihmën e parë, ndërkohë është shoqëruar me ndihmën e ambulancës menjëherë në drejtim të Spitalit Rajonal të Vlorës.

Në gjëndje të rëndë shëndetësore fëmija me iniciale T.K ka ndërruar jetë në ambientet e Spitalit rreth orës 14:05.

(ed.me/ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: