VLORË

Një vjedhje spektakolare është shënuar mbrëmë në qytetin e Vlorës. Një makinë tip BMV X6 është vjedhur nga persona ende të paidentifikuar.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “Balkanweb” se vjedhja ndodhi mbrëmë rreth orës 21.30 minuta. Vjedhja ka ndodhur në harkun kohor të pak sekondave.

Makina e biznesmenit është vjedhur në momentin që pronari sapo ka dalë nga automjeti. Makina është vjedhur në mes të qytetit, edhe pse kishte një sistem të sofistikuar sigurie. Biznesmeni ishte vetëm disa metra larg kur ka ndodhur grabitja. Ka dyshime të forta se për të grabitur makinën luksoze se është përdorur një çelës kopje.

Paraprakisht dyshohet se makina mund të jetë dërguar në Fier, madje për kopjimin e çelësit po hetohen edhe dy servise në Fier. Policia dhe hetuesit po vijojnë kërkimet në Fier dhe në qytete të tjera. Makina është ngjyrë gri me targat AA 233.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb