Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski, foli dje për mundësinë e lidhjes së kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev dhe qeverisë me biznesmenin rus, i afërt me Moskën, me qëndrim në Greqi, Ivan Savidis, për të cilin kanë shkruar shumë media.

Stolkovski tha se Zaev duhet të përgjigjet se nëse dhe sa është i pranishëm Savidis në ekonominë e Maqedonisë dhe a është i ndërlidhur me qeverinë dhe funksionarë të lartë të Partisë Liberale Demokratike.

“A e dinte Zaev se cilën kompani e vizitonte kur pa uzinën e duhanit në Krushevë, që është pjesë e zinxhirit të kompanive të Savidisit? A u shoqërua Zaev me Panayiotis Teranidis, person i besuar i Savidis? A është ish-drejtori i Inspektoratit Shtetëror Bujqësor, Jane Stankovski, një anëtar i stafit të Zaevit, PLD-së, nënshkruesi kryesor, një prokurat i kompanisë Savidis?”, këto janë vetëm një pjesë e pyetjeve të bëra nga zëdhënësi i partisë opozitare.

Stoilkovski tha se kryeministri e ka detyrim që t’u përgjigjet këtyre pohimeve të mediave, veçanërisht pasi Zaev dhe qeveria kanë fajësuar shpesh ndërhyrjet e huaja ruse në politikën në vend.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb