SHKUP– Partia VMRO-DPMNE e kryesuar nga Nikola Gruevski vijon të këmbëngulë për zgjedhje të reja, të cilat duhet të realizohen në një datë me zgjedhjet lokale.

“Komiteti ekzekutiv dhe partia duhet të vazhdojnë t’i kundërshtojnë tentimet për ridefinim të Maqedonisë nga shtet multietnik në binacional”, thuhet në vendimin e mbledhjes së Komitetit qendror të VMRO-DPMNE-së.

VMRO vazhdon me qëndrimin se zgjidhja më e mirë janë zgjedhjet e reja së bashku me ato lokale apo mbështetja për LSDM-në për të formuar qeveri dhe ta hedhë poshtë platformën e Tiranës.

“Komiteti qendror i partisë e ka konstatuar gjendjen faktike politike në të cilën fituesi në bllokun shqiptar të partive ka vendosur të mos ketë koalicion me fituesin në bllokun maqedonas duke i dërguar në opozitë, përkatësisht vendosi të luajë me vullnetin e shumicës së qytetarëve maqedonas të cilët votuan për VMRO-DPMNE-në dhe koalicionin “Për Maqedoni më të mirë”-thuhet mes tjerash në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

Komitet qendror i VMRO-DPMNE-së konstatoi se dëmi është më i vogël nëse LSDM-së i ofrohet mbështetje për formim të qeverisë edhe krahas asaj që i kanë humbur zgjedhjet. Sipas VMRO-së kjo mbështetje do të realizohej vetëm duke hedhur poshtë realizimin e platformës së Tiranës dhe elementeve të saj nga ana e LSDM-së.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: