Vjedhjet e bujshme të makinave luksoze po bëhen gjithmonë e më të shpeshta. Emisioni “Jeta pa filtër” i autores Ervisa Lula ka zbardhur dinamikën e arrestimit të një personi i cili në vitin 2017 ka ndërmarrë një vjedhje në mes të ditës në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë.

Shtetasi me inicialet J. S tashmë i lirë është ndjekur nga detektivët privatë kur gjurmimi i tij ishte bërë gati i pamundur. Detektivi Marin Hoxhaj tregon se çfarë e kishte bërë gati të pamundur kapjen e tij, roli i pajisjeve që bllokonin valët e telekomandimit të makinës, largësia e kamerave apo edhe karta e falsifikuar me të cilën ai kishte marrë një makinë me qira.

E intervistuar për “Jeta pa filtër” gazetarja Dorjana Bezat flet për situatën shqetësuese në vend e zbulon se si mbrohen dhe investohet tek persona të caktuar e si ata përdoren në krime më të rënda se grabitja e makinave luksoze.

Aksioni është inskenuar për të kuptuar kleçkat që e vështirësuan në fillim indentifikimin e më pas kapjen e grabitësit në fjalë, duke hedhur dritë mbi fenomene të përhapura gjerësisht sot dhe janë kërcënuese për secilin nga ne. “Jeta pa filtër” vjen çdo të mërkurë në orën 10:20 në TV “News24”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb