Finalizohet operacioni policor i koduar “Silence”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, ndërsa në pranga ka rënë një 25-vjeçar dhe një për moskallëzim krimi.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasit Xhekson Kolndreu dhe Bestian Hallko.

NJOFTIMI I POLICISË
Vodhi një sasi parash dhe sende personale, në një automjet, identifikohet dhe arrestohet në flagrancë 25-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.
Në pranga edhe një shtetas tjetër, për moskallëzim krimi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Silence”, në kuadër të të cilit bënë arrestimin e shtetasve:
– Xh. K., 25 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” dhe B. H., 24 vjeç, banues në Berat.
Shtetasi Xh. K. dyshohet se ka vjedhur në një automjet, në Sarandë, një shumë parash, karta bankomati, 2 aparat celulare dhe 1 tabletë Smart.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi B. H. ka qenë i pranishëm në momentin e vjedhjes, por nuk ka kallëzuar krimin në Polici.
Materialet i kaluan Prokurorisë panë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale “Vjedhja”, në ngarkim të shtetasit Xh. K. dhe “Moskallëzim i krimit”, në ngarkim të shtetasit B. H.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: