Heronjtë e Man.City u kthyen si triumfator në qytet. Pavarësisht motetit të keq, me reshje shiu, kjo nuk i pengojë lojtarët dhe stafin të bashkohej me qindra mijëra tifozë që i prisnin në rrugën e qytetit për të festuar së bashku për këtë sezon fantastik. Me trofeun e Champions League në autobusin e hapur, Haaland me shokë zhvilluan paradën e triumfit.

Të gjithë lojtarët dukeshin në ekstazë, dukshëm të dehur, ku në duar nuk mungonin shishet e birrave, por dhe vodka. Nuk mund të mungonte as Pep Guardiola, arkitekti i këtij suksesi, i cili së bashku me djemtë e tij u shfaq i lumtur për këtë arritje të madhe. Në fakt, lojtarët, stafi, të gjithë autorët e këtij sezoni ku siguruan “tripletën” e famshme, kanë nisur të festojnë menjëherë pas finales së Stambollit ndërsa festimet priten të zgjasin pasi askush nuk dëshiron të zgjohet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: