Shembja e një ure në Kolumbi, ka detyruar banorët e atij komuniteti të rrezikojnë jetën çdo ditë për të kaluar lumin e rrëmbyeshëm që ndodhej poshtë saj. “Daily Mail”, ka publikuar një video ku shihet një vogëlushe duke kaluar lumin e rrëmbyeshëm me ndihmën e një litari, që ishte zgjatur pikërisht në vendin që ndodhej më parë ura.

Ura i shërbente një fisi indigjen për të kaluar në provincën më të afërt. Ajo u shemb si pasojë e ujërave të rrëmbyeshëm dhe reshjeve të dendura të shiut përgjatë ditëve të fundit në atë zonë.

Deputeti i Risaralda, Daiel Silva Orrego, ka deklaruar se shembja e urës po rrezikon jetën e fëmijëve e të rriturve çdo ditë, të cilët po e kalojnë lumin në kushte tejet të vështira.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: