TIRANE- Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka përcjellë urimin e saj për Gazetën Rilindja Demokratike, në 25-vjetorin e krijimit të saj. Vokshi shprehet se RD-ja ishte gazeta që solli shpresën që u bë zëri i së vërtetës dhe që zgjoi mendimet e shtypura.

“Sot Rilindja e vërtetë, Rilindja Demokratike – RD kjo fjalë magjike ka ditëlindjen!!
Mbush 25 vjet, një çerekshekulli në dritë me të vërtetën, hapësirën për dashurinë e lirisë, për të drejta, për humanizëm. Gazeta e parë demokratike që 25 vite më parë, me shpresë e zjarr shkriu akujt brenda nesh nga acari i komunizmit. Gazeta erdhi tek shpirti e mendja e çdo shqiptari si Abetarja e klasës së parë që lidh fëmijën me realitetin, si llamba që ndezi idetë dhe mendimet më të shtypura por që kurrë nuk ngrinë. 25 vjet më parë, rilindi zëri i të vërtetës, zëri e brohoritja për liri e shqiptarëve. Mirënjohje dhe falënderim zemre për çdo gazetar e gazetare si dhe njerëzve të penës e politikës që me idetë dhe guximin për të vërtetën mbajtën gjallë lirinë dhe besimin se prej saj buron çdo mrekulli”,- shkruan Vokshi.
(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: