ELBASAN- Dy automjete janë përplasur kokë më kokë pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtur Xibrakë, duke shkaktuar dy të plagosur. Mësohet se një automjet tip “Volkswagen”, me targë TR 6276 T, i drejtuar nga shtetasi L.D, 67 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me një automjet tip “Suzuki”, me targë AA 224 GM, i drejtuar nga shtetasja Xh.B, 49 vjeçe, banuese në Librazhd.
aksident-ne-elbasan-1
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit tip “Suzuki”, si dhe pasagjerja shtetasja B.B, 46 vjeçe, banuese në Librazhd, të cilat ndodhen në spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të përplasjes së mjeteve, ku paraprakisht dyshohet se mjeti “Volksweagen” ka dalë në krah të kundërt të lëvizjes dhe si pasojë ka goditur mjetin tjetër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb