Edhe këtë fund gushti, Voskopoja mbetet një nga atraksionet turistike më të vizituara nga turistë vendas dhe të huaj. Ky vend kulturor dhe historik për turistët besnike të tij, gjithmonë di sesi të tërheqë vëmendjen e tyre në çdo stinë të vitit.

Fshati mbetet përherë atraktiv për turistët e shumtë të cilët e zgjedhin jo vetëm për shëtitjet mëngjeseve apo mbrëmjeve por edhe për të bërë kamping apo ekskursione larg zhurmës dhe vapës se qyteteve te tyre.

Voskopojës së fundmi i është shtuar një tjetër risi, e cila ka ngjallur interesin e turistëve kryesisht të të rinjve që pëlqejnë sportet ekstreme.

Makinat sportive që gjenden në qendër të Voskopojës iu japin mundësinë vizitorëve që përmes kësaj guidë të veçante të eksplorojnë më tepër këtë zonë, por edhe fshatrat e tjera që rrethojnë atë.
Një perle e peizazhit shqiptar, Voskopoja fshati më turizëm gjithëvjetor është pikëtakimi i çdo vizitori që së paku njëherë zgjedh të vizitojë juglindjen.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: