Përfundon numërimi i votave preferenciale për diasporën në tre qarqe: Dibër, Kukës dhe Shkodër.

Procesi i numërimit vijon për 9 qarqe të tjera, ku gara është e fortë dhe rivalitetet janë të dukshme.

Në Tiranë, Olta Xhaçka dhe Blerina Gjylameti janë shumë pranë njëra-tjetrës, me Xhaçkën në avantazh.

Gazetari Ergys Gjençaj: Ka përfunduar procesi i numërimit të votave edhe për qarkun e Dibrës, Kukësit dhe Shkodrës. Vijon procesi i numërimit të votave preferenciale për diasporën në nëntë qarqe të tjera. Kemi garë të fortë. Në Tiranë, Olta Xhaçka dhe Blerina Gjylameti janë shumë pranë me njëra-tjetrës, teksa Xhaçka është në avantazh. Kemi rivalitet mes Ornaldo Rakipit dhe Xhemal Qefalisë, por rivalitete ka edhe në qarqe të tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb