TIRANË

Ish-deputetja e LSI, Floida Kërpaci komentoi procesin e votimit sot në LSI. Në një lidhje të drejpërdrejtë për News24, Kërpaci tha se

“Është një proces që ka nisur prej orës 9:00, dëri në 16:00, por njëkohësisht ka nisur edhe votimi online, për t’i dhënë mundësi cdo anëtari të vendosë të dhënat e tij në bashkohu.lsi.al duke votuar, ka një pjesëmarrje shumë të madhë votuesish sidomos të rinj e të reja që kanë ardhur po votojnë on linë, po votojnë fizikisht sepse dita e sotme është shumë e rëndësishme. Votohet për ekipin drejtues, për fitoren për Shqipërinë.

Procesi po ndiqet në të gjithë Shqipërinë. Është një proces korret dhe i saktë dhe përcjell një mesazh shumë të qartë që vetëm përmes angazhimit, vetëm përmes marrjes së përgjegjësive politike, qytetare në mund të bëjmë ndryshimin që të gjithë presin. Angazhimi në vendimmarrje është i rëndësishëm për të treguar që vetëm përmes votës mund të presim ndryshimin që ne duam. “ u shpreh Kërpaci.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: