Shtyhet seanca gjyqësore në ngarkim të 4 adoleshentëve të Gramshit, të cilët vranë me thikë bashkëmoshatarin Fatjon Bici.

Seanca u shty pasi nuk u plotësua trupi gjykues prej 3 gjyqtarësh. Gjithashtu mbrojtja ka kërkuar refuzimin e gjykimit të shkurtuar dhe pritet që gjykata ta rishqyrtojë gjykimin e shkurtuar.

Gazetari Fatmir Popja raporton për BalkanWeb se në sallën e gjyqit sot ka pasur tensione mes familjarëve. Gjendja e rënduar e familjarëve të viktimës 15-vjeçare, i ka irrituar ata për shkak të gjykimit të shkurtuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: