Vrasësi i Tupac Shakur, Duane “Keefe D” Davis, konsiderohet shumë i rrezikshëm për t’u liruar me kusht, sipas prokurorëve që janë gati për gjyqin e shumëpritur kundër vrasjes së reperit legjendar.

Avokatët mbrojtës të Duane i kanë kërkuar një gjyqtari të caktojë lirimin me kusht në mënyrë që ai të mund të jetë jashtë ndërsa pret fillimin e gjyqit. Gjyqi është caktuar të fillojë në qershor dhe ata po i luten gjykatësit që të vendosë garancinë e tij jo më të lartë se 100,000 dollarë.

Ndërkohë, sipas dokumenteve të mbledhura nga TMZ, prokurorët pretendojnë se nuk do të ishte diçka e mençur që Davis të lirohej me kusht për shkak se kishte qenë një anëtar i rangut të lartë të South Side Compton Crips dhe pranoi se kishte luajtur një rol në vrasjen e reperit legjendar.

Krahas përfshirjeve të tij në bandë, prokurorët pretendojnë se ai kërcënoi në mënyrë të përsëritur anëtarët e jurisë ndërsa ishte pas hekurave.

Prokurorët gjithashtu shtjelluan se kishin ‘male’ me prova që Davis orkestroi vrasjen e Tupac Shakur, madje ai deklaroi motivin e vrasjes, duke pretenduar se nipi i tij që shkrepi armën, u ndesh me Shakur në hollin e hotelit MGM para përballjes me Mike Tyson.

Edhe pse ka regjistrime të Davis duke folur për incidentin, ai u deklarua i pafajshëm për akuzat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: