Gjykata e Apelit të Tiranës ka rikthyer në burg shtetasin Kreshnik Tusha, i akuzuar për vrasjen e dyfishtë në Laç, ku viktima mbetën biznesmenët Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, ndërsa kujtojmë se Tusha shkoi i plagosur në Spitalin e Laçit natën e vrasjes.

Dyshimet e para ishin se ai ishte një nga atentatorët, por pas arrestimit të Eduart Lamajt, ai u lirua nga Gjykata e Kurbinit dhe u la në arrest shtëpie.

Ditën e sotme, gazetarja Lala mëson se Apeli ka prishur këtë vendim dhe ka caktuar ndaj Tushës masën e sigurisë “arrest me burg”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb