TIRANË

Gazetarja Klodiana Lala ngre dyshimet për vrasjen e dy biznesmenëve në Laç dhe hetimet e prokurorisë. Në një postim në “Facebook”, Lala shkruan se pronarja e hotelit ku ndodhi krimi i dyfishtë ka pranuar në dëshmi se ka urdhëruar heqjen e pamjeve të kamerave të sigurisë, të cilat ia ka dorëzuar një personi që është prezantuar si polic. Ajo pyet se përse prokuroria nuk po e verifikon alibinë e saj dhe ngre dyshime se në hotel mund të ketë qenë një person tjetër para krimit.

“Pronarja e hotelit A&A, A.Allamani, ku u vra Bujar Lika dhe Paulin Gjergji ka pranuar në dëshmi se ka urdhëruar heqjen e DVR të kamerave të sigurisë, të cilat me pas ia dorëzoi një personi qe iu prezantua si polic. Ajo thotë se urdhëroi heqjen e DVR pasi kishte frike se ‘policët’ vrasës mund të ktheheshin e të zhduknin provat. Si është e mundur që prokuroria as nuk po e verifikon alibinë e saj?

A mos po fshihet gjë në atë ngjarje? Kush ishte tjetër në atë hotel para se të ndodhte krimi? Sa shume pikëpyetje…”, shkruan Lala.

Lala Fb
Lala Fb

Më 30 maj dy biznesmenët Bujar Lika (Hasani) dhe Paulin Gjergji Marku, u vranë në hotelin A&A në Laç. Për krimin janë arrestuar Eduart Lamaj dhe Ilir Xhepaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: