NGA SONILA MUSAJ*

TIRANË- Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën arrest me burg për Alban Trimin, ish-efektivi i akuzuar se ka kryer veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës në vrasjen e Elton Çiçës.
Trimi, ka qenë në të njëjtën tavolinë me të ndierin Çiça, që u ekzekutua rreth një muaj më parë në një lokal në afërsi të stadiumit “Selman Stërmasi” në kryeqytet.

Ai akuzohet për veprën penale të veprimeve që pengojnë zbardhjen e së vërtetës, pasi dyshohet se ka prishur skenën e krimit duke fshehur armën që mbante me vete viktima.

Për këtë ngjarje, Prokuroria ka identifikuar si autorë të ekzekutimit Jani Aliajn dhe si bashkëpunëtor Renato Milloshi, të cilët janë shpallur në kërkim.

Pamjte filmike të kamerave të sigurisë së lokalit kanë treguar se sapo është ekzekutuar 36-vjeçari, mjeku Redjan Rrahja ka marrë çantën e viktimës dhe ka nxjerrë pistoletën dhe celularin, të cilën e ka fshehur në ambientet e lokalit ku kamera nuk regjistron dhe më pas pistoleta dhe celulari është marrë nga Alban Trimi, i cili e ka futur në brez dhe është larguar nga lokali.

Kohë më parë i pyetur nga prokurori i çështjes,Trimi deklaroi se nuk ka lidhje me vrasjen madje ai ka marrë pjesë edhe në varrimin e viktimës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: