Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është larguar menjëherë nga Athina, pas vrasjes së gjeneralit iranian, Kassem Suleimani, një i dërguar i fuqishëm i Teheranit për çështjet Irakiane, nga forcat e armatosura të SHBA.

Lajmi është bërë i ditur nga mediet greke, të cilat raportojnë se pas ngjarjes tronditëse Forcat e Armatosura të Izraelit kanë qenë në gatishmëri të lartë, nga frika e hakmarrjes nga Irani ose forcat miqësore.

Netanyahu ishte në Athinë për të nënshkruar marrëveshjen ndërshtetërore mbi tubacionin energjetik EastMed, me Kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, dhe Presidentin e Qipros, Nikos Anastasiadis.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb