Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për vrasjen nga policia të Klodian Rashës, deklaroi se protesta ishte krejtësisht politike.

Minxhozi tha se qeveria ndëshkoi politikisht ministrin dhe i hapi rrugë hetimit.

“Protesta është krejt politike. Ngjarja është shumë e rëndë. Polici është arrestuar, ngjarja nuk ka sfond politik. Edhe babai i Klodianit tha se protesta duhet të mos jetë politike. Basha nga Vlora foli i çartur, duke thënë se e ka bërë këtë gjë Rama e Lleshaj. Politikanët e Tiranës zbardhin ngjarjen akoma pa u hetuar plotësisht.

Rama ishte për ngushëllim dhe pranoi dorëheqjen e ministrit. Qeveria ndëshkoi politikisht ministrin dhe premtoi hetim. Ne kemi 21 janarin, ku qytetarët u vranë në bulevard dhe nuk pati asnjë përgjegjësi. Dhënia e dorëheqjes së ministrit të Brendshëm ishte gjest pozitiv”, u shpreh Minxhozi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb