Këtë të hënë në emisionin “Me Zemer të Hapur”, të moderatores dhe autores Evis Ahmeti u trajtua vrasja e Merusha Hazizaj nga babai i bashkëjetuesit, Fatjon Hoxha.

Në një rrëfim, veç Fatjonit, ishte edhe e motra e viktimës, Esmeralda. Ajo ka treguar mes lotësh se për vrasjen bën fajtor edhe Fatjonin, ndërsa shton se i riu duhet të largohej nga banesa e të shmangte këtë tragjedi.

“Unë fajësoj Fatjonin. Unë atë e respektoj se ishte pjesë e Merushes. Unë do të doja që ata të ishin gjallë. Çfarë t’i them Fatjonit? Pse më hoqi motrën. Ata nuk e respektonin mendimin e Xhevahirit, derisa përfunduan në këtë pikë. E dija që babai i Fatjonit e ka ngacmuar Merushen. Ne duam që të marrë masa shteti, jo ne. Xhevahir Hoxha më shumë i dërgonte ata në polici se sa në shtëpi. Policët i kanë thënë herën e fundit që lëri rehat. Nuk di ç’të them”, u shpreh Esmeralda.

Më tej ajo ka treguar se e kanë të vështirë që të pranojnë Fatjonin, për të vizutuar varrin e Merushes.

“Merushen e kam parë unë te morgu si është bërë. Unë edhe vëllezërit nuk i lë t’i futen kësaj valleje. Fatjoni na hoqi gjithçka nga duart. Fatjoni edhe atë ditë po të kishte ardhur s’do e vriste njeri. Ajo la për personin që donte 3 fëmijë, ato ia mbanim ne. Të marr vesh në lajme që Merushja qëndronte në mbyllur. S’e di, ta di që një person e do edhe e le të mbyllur… Unë i them që Fatjoni t’i drejtohet shtetit”, përfundoi gruaja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb