TEHERAN

Presidenti iranian Hassan Rouhani akuzoi Izraelin se ishte prapa vrasjes së ndodhur të premten, të shkencëtarit të lartë bërthamor të vendit, Mohsen Fakhrizadeh, organizatori i pretenduar i programit të armëve bërthamore të Iranit.

“Edhe një herë, duart e liga të arrogancës globale u njollosën me gjakun e regjimit uzurpator mercenar sionist,” tha Rouhani në një deklaratë, njoftoi Reuters të shtunën herët, duke cituar televizionin shtetëror.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Irani zakonisht përdor termin “arrogancë globale” për t’iu referuar Shteteve të Bashkuara. “Vrasja e dëshmorit [Mohsen] Fakhrizadeh tregon dëshpërimin e armiqve tanë dhe thellësinë e urrejtjes së tyre. Martirizimi i tij nuk do të ngadalësojë arritjet tona,” shtoi Rouhani.

Po ashtu, Rouhani tha se Irani ishte “më i zgjuar sesa të binte në grackën e komplotit të vendosur nga Sionistët” të cilët, tha ai, “po mendojnë të krijojnë kaos, por ata duhet ta dinë që ne u kemi lexuar duart dhe ata nuk do të kenë sukses”.

Ai gjithashtu u zotua për një përgjigje hakmarrjeje. “Armiqtë e Iranit duhet ta dinë që njerëzit [dhe zyrtarët] e Iranit janë më të guximshëm sesa ta lënë këtë akt kriminal pa përgjigje,” tha Rouhani. “Në kohën e duhur, ata do të përgjigjen për këtë krim.”

Fakhrizadeh u vra të premten në një pritë në Absard, një fshat pak në lindje të kryeqytetit Teheran, ndërsa automjeti i tij ishte afër një kamioni që shpërtheu kur ai u afrua. Raportet lokale më pas përshkruan një breshëri automatikësh me armë ndërsa njerëz të armatosur dilnin nga një makinë afër viktimës. Një përleshje zjarri shpërtheu midis vrasësve dhe truprojeve të Fakhrizadeh. Agresorët plagosën Fakhrizadeh dhe vranë të paktën tre nga rojet para se të arratiseshin.

Fotografitë dhe videot e shpërndara në internet treguan një automjet Nissan me vrima plumbash në xhamin e përparmë, gjak i grumbulluar në asfalt dhe mbeturinat e shpërndara përgjatë një pjese të rrugës.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb