Makina bombë që vrau Darya Dugina, vajza e ideologut ultra-nacionalist rus Aleksandër Dugin, u shpërthye nga distanca, ka raportuar agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.

“Tani është vërtetuar se bomba në makinën e Dugina-s është shpërthyer nga distanca. Me sa duket, makina është monitoruar dhe lëvizja e saj është kontrolluar”, tha për TASS një zyrtar i zbatimit të ligjit, i cili nuk u emërua.

Babai i zonjës Dugina është një filozof, i cili vlerësohet si arkitekti ose “udhërrëfyesi shpirtëror” i pushtimit rus të Ukrainës.
Ai thuhet se ka ndikim të rëndësishëm mbi presidentin rus Vladimir Putin dhe është përshkruar si “truri i Putinit”.

Lcimg 70c06536 D07e 4f7f B184 60cce33c4af9
Lcimg 70c06536 D07e 4f7f B184 60cce33c4af9

Një mik i zonjës Dugina i tha TASS se ai besonte se babai i saj ishte objektivi i synuar i shpërthimit, ose ndoshta të dy, pasi makina i përkiste z. Dugin.

“Është makina e babait të saj. Dasha (Darya) drejton një makinë tjetër, por ajo drejtoi makinën e tij dhe Aleksandri shkoi veçmas,” tha Andrei Krasnov, kreu i lëvizjes sociale Russky Gorizont (Horizonti rus) dhe një i njohur personal i familjes së Dugina për TASS.

Zonja Dugina, një komentatore politike ruse dhe redaktore e një faqe interneti dezinformuese të quajtur United World International, vdiq pasi një bombë e vendosur në një makinë që ajo po ngiste shpërtheu në periferi të Moskës të shtunën në mbrëmje.

Detajet e shpërthimit janë duke u hetuar aktualisht nga Komiteti Hetimor Rus.

Më herët, zyrtarët rusë thanë se 400 gramë TNT u përdorën në shpërthim dhe se “pajisja shpërthyese ishte ngjitur nën Jeep në anën e shoferit”, raportoi TASS të dielën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: