Drejtuesi politik i PS në Elbasan, Taulant Balla në një intervistë për emisionin ‘’Frontline’’ të gazetares Marsela Karapanço në News24 ka folur për viktimën e vrasjes në Elbasan, Pjerin Xhuvanin.

Balla thotë se Xhuvanin e njihte, madje muajt e fundit kishte biseduar disa herë për transferimin e eshtrave në Elbasan të Shën Joan Vladimirit. Ai thekson se këtë çështje e realizuan bashkë, ndërsa thotë se Xhuvani ishte besimtar ortodoks i angazhuar.

Balla e cilëson vrasjen e Elbasanit si një skenar të njëjtë me ‘21 janarit’, ndërkohë që zbulon se edhe Xhuvanin herën e fundit që e takoi ishte në Manastirin e Shën Joan Vladimirit.

BALLA: Basha është një kukull idiote. Unë po them që një njeri që gënjen pa pikë turpi ndërkohë që personi që kreu krimin thotë e kam kryer unë, me armën time. Basha thotë që nuk e ka bërë ai. Basha është gënjestar malinj.

Asnjë kimioterapi që ja heq malinjitetin këti jpersoni që ka vrarë më 21 janar me Berishën, dhe u rikthye në Elbasan. Rastin ta hetojë Prokuroria me Policinë. Përsëri, nga kolegët tuaj të medias, ky person është intervistuar, dhe ka qenë në lagje të vet, duke pirë kafe, i kanë shkuar paramilitratë, e mbajtën peng për disa orë, që të pranonet që ble vota për PS.

PD sapo ka bërë të njëjtin kërcënim në një qark tjetër, Meta e ka bërë në Vlorë. Çdo përfaqëues i PD po ngre pretendime për integritetin e zgjedhjeve. Unë ju kam thënë prej kohësh, të gjithë mediave, dhe çdo kolegu tuaj, PD nuk po interesohet më për rezultatin, ka filluar prej javësh të shkruajë raportin e mosnjohjes së zgjedhjeve. Siç bëri 4 vite më parë.

PYETJA: Do e padisni Strukturën e Mbrojtjes së Vorës së PS?

BALLA: Për mua personalisht, për kandidatët e PS në Elbasan është përgjegjësi e madhe për të çuar drejtësinë deri në fund. Do i them kujtdo që ka qenë pjesë e këtyre, do përballen me ligjin fort. Të lëmë drejtësinë të bëjë punën. PS kurrë nuk përfshihet në shit-blerje votash.
Po ju flas me përgjegjësi, edhe për ato dosje po flasim për drejtësi. Nuk flas në mënyrë të papërgjegjshme, vetëgjyqësia akt i dënueshëm.

PS ka për detyre të bindë qytetarët, të shkojnë pranë kutive të votimit. Detyrën e mbrojtjes së integritetit të zgjedhjeve e ka Policia. Fakti që nga PD nisen furgona me persona të armatosur, Policia dhe SHISH duhet të jetë më proaktivë.

SHISH minimalisht duhet të kishte informuar mbi ngritjen e kësaj strukture, apo këtyre. Atë ditë berberi më ka çuar fotot kur bashkëshortja me të vëllain po verifikoheshin nga strukturat paramilitare, ushtarakët e policët po bënin kontrolle. Dhe menjëherë këtë informacion ja dërgova drejtuesve të Policisë në Elbasan. I thashë, kam këtë qytetar që ngre këtë shqetësim. PD do të përballet me një padie kallëzim për ngjarjen. Nuk heq dorë nga 21 prilli, zbardhja e vrasjes së Elbasanit është përgjegjësi sa politike dhe qytetare.

PYETJA: A kanë frikë qytetarët?

TAULANT BALLA: Qytetarët e Elbasanit e kuptojnë se shteti është në këmbë, shteti është në këmbë, fakti që drejtësia e Policia ka arritur të ndalojnë gjithë grupin kriminal.Autori ëshët falangë, ndërsa urdhëruesit një pjesë janë arrestuar. Keni parë që kishte punonjës policie që janë larguar nga Policia për vepra të rënda penale, njëri ishte i dënuar për trafik ndërkombëtar droge. Ke të bësh, një ndërlidhje mes punonjës policie të cilët janë larguar nga Policia për vepra të rënda kriminale.

Ajo që bëri Bardhi duke përdhosur xhenazen në mes të rrugës, mori në mbrojtje vrasës. Kemi të bëjmë me të njëjtin skenar të 21 janarit. Thiak me helm, pistoleta çadër. E njëjta përpjekje. Sepse gjithçka është, kam besim që Prokuroria duhet të ketë sekuestruar dhe pamje filmike. Kur ky person qëllon mbi policë, dhe ajo që është e rënda, janë vendosur nën breshërinë e armëve të PD.

Mziu kërkoi ndjesë, ka reaguar dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim

Kam komunikim shumë të mirë me znj.Kim. Ajo nuk ka asnjë autoritet për të amnistuar vepra të rënda penale në Shqipëri. Ajo e Mziut është vepër penale.

Z.Xhuvani është një figurë e njohur politike në Elbasan, ngriti strukturën e LSI, ak qenë në koalicion me PD, në kuadër të PDK. Gjatë muajve të fundit kam biseduar disa herë për një çështje që së bashku e realizuam. Ishte transferimi në Elbasan i eshtrave të Shen Joan Vladimirit, ishte besimtar ortodoks shumë i angazhuar. Dhe që nuk gjej dot fjalë t’i shpreh ngushëllime.

Në ceremoninë e dorëzimit, në Manastir, ka qenë hera e fundit që e kam takuar.

Mos bëni gabimet e monstrave të PD. Mos përdhosni, nuk flas dot për një person që nuk jeton më .Elbasanlli, autokton, kam biseduar për një detyrim që institucionet i kishin Kishës Ortodokse. Mund ta konfirmoni.

PD ka thyer çdo normë njerëzore në Elbasan. PD në Elbasan është një pemë që nuk do të lulëzojë më kurrë. Asnjë gjuhë tjetër e PD nuk ka të drejtë dhe nuk do të cënojë aspak forcën e madhe të mbështetjes së PS në qarkun e Elbasanit. Mendoj se nëse kemi pasur objektiv 9 mandate përpara kësaj ngjarje, tani mendoj se qytetaria e populli i iElbasanit do ia konfirmojë me 9 mandate plus.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb