ELBASAN

Policia e Elbasanit ka dhënë detaje për ekzekutimin e  41-vjeçarit Everest Çaka mbrëmjen e sotme teksa njofton se gruaja e tij është jashtë rrezikut.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 20:10, në lagjen “Skënderbe”, Elbasan, ku në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri në mjet shtetasi Everest Çaka, rreth 41 vjeç si dhe është plagosur në dorë bashkëshortja e tij shtetasja S.Çaka, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën. Janë ngritur pika konrolli në hyrje – daljet në qytetin e Elbasanit dhe vijon kontrolli i zonës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb