VLORË

Një person ka mbetur i vrarë pasditen e sotme në Vlorë në rrugën Transballkanike. Pak minuta pas ngjarjes policia e Vlorës ka ndaluar një mjet me të cilin dyshohet se është larguar autori. Policia po verifikon drejtuesit dhe mjetin nëse ka lidhje me ngjarjen.

Mësohet se mjeti ishte duke lëvizur në drejtim të Pyllit të Sodës, në dalje të Vlorës. Policia deklaroi se vrasja ndodhi rreth orës 14:20, në lagjen “Bashkimi”, në afërsi të Gjykatës së Apelit, Vlorë, ku është qëlluar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta shtetasi T.Gj., 31 vjec, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin e Vlorës.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do t’i shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: