FIER

Një person është vrarë me armë zjarri në një atentat në Fier paraditen e sotme. Sipas informacioneve të para ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin e Sheqit, ku është qëlluar në makinën e tij 41-vjeçari Shkëlzen Kastrati, baba i 4 fëmijëve.

Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se viktima ndodhej brenda një makine tip “Benz” fuoristradë kur është qëluar me automatik scorpion nga një mjeti tjetër tip “Landrover” me dy plumba, një në kokë dhe një në krahë duke e lënë të vdekur në vend.

Pak minuta pas vrasjes, disa kilometra nga vendi i ngjarjes autorët kanë djegur makinën tek mbikalimi i Baltëzës dhe brenda saj është gjendur dhe arma e krimit.

Forca të shumta policie kanë ngritur postblloqe dhe i janë vënë pas autorëve, teksa dyshohet se krimi ka si motiv hakmarrjen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: