Pronari i një lokali në Lushnjë është gjetur i vrarë me një plumb në kokë sot në Lushnjë. Ngjarja ndodhi në lagjen “Kadri Gjystri”.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për shtetasin Enver Boriçi, i cili u gjet pa shenja jete, ulur në karrige, rreth orës 07:45.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa policia po heton për zbardhjen e saj si dhe identifikimin dhe arrestimin e autorëve. Nuk dihet nëse lokali këtij shtetasi ka pasur kamera sigurie, të cilat do të hidhnin dritë mbi ngjarjen e rëndë.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: