GREQI- 33-vjeçari shqiptar Klodi Lesi, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes greke në Halkidiki, u shfaq i penduar në gjykatë, ashtu si edhe para kamerave të gazetarëve. Megjithatë kjo nuk i ka penguar gjykatësit që t’i hapin atij derën e burgut.

“Iu kërkoj falje edhe fëmijëve të mi, që i lashë pa nënë dhe pa baba”, tha Lesi.

I pyetur vazhdimisht nga hetuesit për arsyen e krimit, Klodi Lesi ishte disi i paqartë.

“Gruaja më tha se s’do t’i merrja fëmijët për ditën e ujit të bekuar, dhe atë çast mendja ime u bllokua. Shkova në shtëpi, por nga aty e tutje unë nuk e mbaj mend asgjë”, thotë ai.

Klodi Lesi pretendon se nuk kujton asgjë nga ajo që ndodhi.

“Kur dola në rrugë pashë gjak në duart e mia. Pasi e kuptova se isha mirë, kontrollova fëmijën, por edhe ai ishte mirë. Pastaj kuptova se diçka e keqe duhet të ketë ndodhur, por jo se kisha vrarë gruan time. Mendova të shkoj në polici për te dorëzuar fëmijën, por nuk e bëra, sepse kisha frikë se do më abuzonin gjatë arrestimit dhe nuk doja që kjo të ngelej në kujtesën e tij”, rrëfen ai.

33-vjeçari u transferua në burgun e Dhiavatasë në Selanikut, ku do të mbetet në paraburgim deri në gjyqin e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: