TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda 56-vjeçarin Kasëm Lila që vrau gruan dhe plagosi kunatën e tij në banesën e tyre në Ndroq.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 22 tetorit, ndërsa Lila ka shfaqur probleme të shumta të shëndetit mendor dhe madje nga deklarimet e familjarëve është mësuar se autori kurohej për depresion.

56-vjeçarit i janë dashur disa minuta për të kuptuar edhe njëherë në sallën e gjyqit se kishte vrarë gruan. Gjatë seancës së sotme ai ka shfaqur sërish pendesë, duke thënë se kishin pasur debat dhe e ka qëlluar në inat e sipër.

“Kishim probleme financiare. Më kishin hequr pagesën e kempit. Pata debat me gruan e qëllova në inat e sipër”, ka thënë 56-vjeçari. Kasëm Lila më herët ka tentuar të vrasë edhe veten.

Mesnatën e 22 tetorit, Kasëm Lila qëlloi gruan e tij Afize Lila, 41 vjeçe me çifte dhe plagosi kunatën Zyra Lila 56 vjeçe, e cila ndërhyu për të shpëtuar kunatën. Edhe më parë gjatë dëshmive në polici, 56-vjeçari ka shprehur pendesë për krimin e kryer.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb