Të paktën 13 pengje turke janë vrarë Gara, qytet në veri të Irakut. Sipas mediave të huaja, 11 nga 13 viktimat janë identifikuar nga autoritetet, ndërsa dy të tjerët priten të identifikohen së shpejti.

Kryeprokurorja Publike e Ankarasë, deklaroi se ka nisur një hetim kundër atyre që bënë postime provokuese në lidhje me vrasjen e 13 shtetasve turq nga PPK-ja në Gara të Irakut.

Raportohet se trupat e 13 shtetasve kanë mbërritur në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Malatya, ku pritet që t’i nënshtrohen autopsisë.

Vlen për t’u theksuar se Turqia prej vitesh është në konflikt të vazhdueshëm me rebelët kurdë, të cilët tentojnë të krijojnë shtetin e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb