Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti, një politikan i instaluar nga Rusia në qytetin e okupuar jugor të Ukrainës, Kherson, u vra të premten.

Dmitry Savluchenko, kreu i Departamentit të Rinisë dhe Sporteve për rajonin, u vra “si rezultat i një sulmi terrorist”, sipas RIA.

Zyrtarët ukrainas morën përgjegjësinë për vdekjen e Savluchenkos.
“Partizanët tanë kanë një fitore tjetër”, tha Serhii Khlan, këshilltar i kreut të Administratës Civile Ushtarake Kherson në një postim në Facebook të premten. “Një aktivist dhe tradhtar pro-rus u hodh në erë në një makinë në një nga oborret e Khersonit në mëngjes”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb