Gruaja 75-vjeçe nga Belgjika që vuan nga sëmundja e Parkinsonit nuk ka ndërmend të dorëzohet – madje ajo po e sfidon sëmundjen duke praktikuar sportin e boksit në një provincë në jug të Antalias në Turqi.

Me doreza në duar dhe atlete ngjyrë vjollcë, Nancy van der Straeten, futet në ring dhe fillon të godasë kundërshtarin gjatë stërvitjeve, pavarësisht se ajo ka simptoma të theksuara të sëmundjes.

Gjashtë vite pasi u diagnostifikua, van der Straeten zbuloi benefitet e boksit. Ajo madje me kalimin e viteve thotë se e ka “perfeksionuar” këtë sport, që i ka ndihmuar ta luftojë sëmundjen.

“Nuk të ndal Parkinsoni. Është një sëmundje e rëndë, kurrë nuk ndalet – por as ju nuk duhet të ndaleni”, tha va nder Straeten në një palestër boksi në Antalia ku prej 15 vitesh jeton.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: