SERBI – Në fjalën e tij në takimin “Liderët për sigurinë e rajonit” i cili po zhvillohet në Boegrad, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se do të bëjë çmos që dialogu me Kosovën të vazhdojë, me qëllim ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Gjatë takimit Vuçiç bisedoi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për zhvillimin e raporteve Serbi-NATO.

“Është rënë dakord me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s se në rast të ndonjë situate krize në Kosovë, mund të kontaktojnë shpejt, me qëllim të parandalimit të konflikteve dhe pasojave më të vështira.” – tha Vuçiç ndër të tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb