Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është takuar sot gjatë punimeve të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, me kancelaren gjermane Angela Merkel. Raportohet se tema kryesore e bisedës ka qenë çështja e dialogut Kosovë-Serbi dhe teza për korrigjimin e kufijve.

Pas takimit Vuçic është shprehur se duhet të arrihet një kompromis midis dy vendeve për çështjet që kanë rindezur gjakrat në Ballkan.

“Kompromisi është diçka që çon në rezultate të mira dhe se njerëzit duhet të përpiqen të bëjnë kompromis, të mos i poshtërojnë dhe të shkatërrojnë kundërshtarët e tyre. Ne do ta kuptojmë këtë në Serbi. Ne biseduam më shumë për Kosovën, integrimin evropian të Serbisë… Biseda nuk ishte e thjeshtë, vetëm se kemi një vështrim se si ta zgjidhim këtë problem në Serbi. Vendet që e kanë njohur Kosovën kanë një qëndrim paksa të ndryshëm. Merkel, mendoj, vlerëson dhe respekton dëshirën tonë për të folur dhe për të arritur një kompromis”, u shpreh Presidenti i Serbisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb