Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një album me fotot nga përvjetori i 10­-të i krijimit të Komunitetit të Energjisë, presidencën e të cilit aktualisht e mban vendi ynë.

Ai është fotografuar teksa në këtë event ka qëndruar përkrah homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiç. Por ajo që vihet re është qëndrimi i Vuçiç. Nga fotot e sjella nga vetë kryeministri Rama, mund të vihet re lehtësisht se kryeministri serb nuk qëndron drejt, sikurse homologu i tij shqiptar, dhe jo vetëm.

Ai qëndron i kërrusur, edhe kur flet, edhe kur dëgjon. Është lodhje? Apo ka probleme me shtyllën kurrizore? Apo ka një shpjegim tjetër ky qendrim i kryeministrit serb?

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: