BEOGRAD- Duke iu referuar vizitës në Shqipëri më 27 maj, kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se ‘si kryeministër zhvillonte vizitën e parë zyrtare në kuadër të ndërtimit të marrëdhënieve të mira dhe zhvillimit të bashkëpunimit ekonomik’, njoftoi agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency (AA).

“Kjo do të jetë hera e parë në historinë e të dy popujve dhe dy vendeve. Do të shkoj me dëshirën për të ndërtuar marrëdhënie më të mira, për të biseduar për atë që na ndan aktualisht”, theksoi Vuçiç.

Duke shtuar se në emër të Serbisë dëshiron perspektivën evropiane të Shqipërisë, ai tha se Serbia nuk do të heqë dorë nga interesat kombëtare dhe shtetërore dhe se mendon që përmes dialogut dallimet mund të tejkalohen dhe se bashkëpunimi ekonomik do t’i lidhë të dy kombet dhe shtetet.

“Jo vetëm Shqipëria ishte e mbyllur pas Luftës së Dytë Botërore, por edhe ne gjithashtu kemi pasur marrëdhënie të çuditshme që askush të mos na vinte, mos vallë jemi më të mirë se të tjerët, jo nuk jemi, jemi të njëjtë. Do të doja që Serbia të jetë më e hapur edhe për investitorët shqiptarë potencial, por edhe të ketë hapësirë për investitorët serbë në Shqipëri”, deklaroi ai.

Vuçiç konfirmoi se në fillim të muajit qershor do të zhvillonte një vizitë në SHBA, ku ka parashikuar të takohet me zëvendëspresidentin amerikan, Joe Bajden. Ai shtoi se se së shpejti Beogradin do ta vizitonte kancelarja gjermane.

 

(m.k/ATA/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: