SERBI-“Nëse ka trazira në Maqedoni, ata mund të përhapen në zona të tjera të Ballkanit Perëndimor”. Kështu ka deklaruar kryeministri serb Aleksandër Vuçiç në një prononcim eksluziv për “Euronews”. Në një intervistë me Euronews, kryeministri serb Aleksandër Vuçiç i është përgjigjur një pyetjeje në lidhje me sigurinë në rajon. “Ne do të investojmë – tha ai – gjithçka që është e nevojshme për t’i ndihmuar ata për të kapërcyer këto probleme dhe për të krijuar stabilitet në vendin e tyre dhe të ofrojmë gjithçka që ata e konsiderojnë të nevojshme për të arritur qëllimin e tyre. Sepse kjo është gjëja më e rëndësishme për të gjithë ne, nëse ka trazira në Maqedoni, ata mund të përhapen në zona të tjera të Ballkanit Perëndimor”.

Në Shkup, qytetarët e Republikës së Maqedonisë përkujtuan viktimat e përleshjeve dhe kanë shprehur solidaritet me forcat speciale të policisë të përfshirë në represionin e një grupi të armatosur misterioz në Kumanovë, në kufi me Serbinë. “Ne jemi këtu me miqtë tanë shqiptarë dhe të komunitetit tjetër – thotë një banor i Shkupit – ne të gjithë jemi të bashkuar dhe tregojmë se duam të luftojmë për lirinë dhe demokracinë që ne meritojmë”. Të vdekurit në përleshje ishin 22, duke përfshirë edhe 8 oficerë.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: