Kreu i grupit rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin ka treguar se cili do të jetë misioni i radhës për mercenarët e ushtrisë së tij.
Ai deklaroi se detyra e radhës e luftëtarëve të tij, të cilët vetëm para pak ditësh arritën të fitojnë qytetin ukrainas të Bakhmutit nga forcat e Kievit, mund të jetë mbrojtja e territorit rus.
“Së pari, na duhet të paktën një muaj pushim pas muajsh luftimesh në Bakhmut. Detyrat e radhës mund të zhvillohen në territorin rus”, tha Prigozhin.
Prigozhin tha se njësitë Wagner do të vendosen përkohësisht në kampet e pasme në rajonet Donetsk dhe Luhansk, larg vijës së frontit.