SHBA

Wayne Rooney vazhdon të ketë probleme me alkoolin. Futbollisti anglez më 16 dhjetor u arrestua nga policia në aeroportin e washington-it në SHBA. “Daily Mail” raporton se ish-sulmuesi i Manchester United është arrestuar për prishje të qetësisë publike, ndërsa ka qenë në gjendje të dehur.

Lajmi u bë i ditur nga policia vetëm ditën e sotme. Sulmuesi i D.C. United po kthehej nga Arabia Saudite ku kishte shkruar për një event.

Një zëdhënës i policisë ka konfirmuar ngjarjen, duke bërë të ditur se Rooney u arrestua nga policia në aeroportin e Uashingtonit, ndërsa më vonë është lënë i lirë pasi ka paguar një gjobë prej 116 dollarësh. Tashmë, seanca gjyqësore për yllin e futbollit anglez do të mbahet më 24 janar.

Kjo nuk është hera e para që Rooney ka problem me policinë për shkak të alkoolit. Ai u arrestua edhe në shtator të 2017 në Cheshire të Anglisë teksa ishte duke drejtuar makinën në gjendje të dehur. Kujtojmë që në qershor të 2018, ai u bë pjesë e DC United, me të cilët nënshkroi një kontratë 3 vjeçare.
(er.cu/BalkanWerb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb