Whitney Houston kthehet në koncert, por e bën në formën e hologramit. Në 2016 një version dixhital i këngëtares, që u nda nga jeta në 2012, do të ngjitet në skenë në një tour botëror.

Pat Houston, president i fondacionit Whitney Houston, ka punuar me agjencinë Hologram Usa, për të risjellë në skenë një nga zërat më potentë të muzikës. Në performancë do të jenë këngët më të famshme dhe do të jetë e mundur edhe në Internet, për ti dhënë mundësi fansave nga e gjithë bota të marrin pjesë, virtualisht, në spektakël.

‘Do të jetë një mundësi e madhe për fansat e saj të shohin një version të një prej artisteve më të mëdha të historisë së muzikës botërore, që nuk do të harrohet asnjëherë’. Houdson nuk është e para artiste që risillet ‘në jetë’. Përpara saj ka qenë Tupac Shakur dhe Michael Jackson.(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: