SHBA – Prerja e flokëve, të cilët do të jenë në modë gjatë sezonit pranverë-verë 2015, quhet ëob, ku flokët duhet të jenë jo shumë të gjatë, deri diku tek qafa, e njëkohësisht, jo të drejtë, por pak me onde. Modeli i flokëve preferohet të jetë i shkurtër dhe i çrregullt, por jo shumë i shkurtër. Ndër yjet që kanë përqafuar menjëherë këtë model të ri flokësh janë Beyonce, Ema Stone, Taylor Sëift, Lily Collins, Kare Mara, Nicole Richie, Sienna Miller etj.

Është e lehtë ta mbani këtë model flokësh. Ondet e thjeshta mund t’i bëni edhe vetë në shtëpi, duke i lagur flokët me shkumë ose llak dhe më pas, duke përdorur duart mund t’i jepni formën që dëshironi.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: