SHBA

Gal Gadot, aktorja e famshme e “Wonder Woman” është sërish në pritje të ëmbël! Lajmin e ka konfirmuar vetë 35-vjeçarja përmes një fotoje të postuar në Instagram. Gadot pozonte me bashkëshortin Jaron Varsano dhe dy vajzat e saj!

“Ja ku jemi sërish!”- shkruan ajo.

Shtatzënë për herë të tretë, Gadot është nënë e Alma, 9 vjeç dhe Maya, 3. Lajmi erdhi vetëm 1 ditë pasi aktorja izraelite u shfaq në Golden Globe për të dhënë njërin prej çmimeve.

Aktorja u shfaq edhe në “Golden Globes” më e bukur se kurrë e veshur me një fustan të bardhë të gjerë që nuk ja vinte në dukje barkun.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb