Vëmendja e tifozëve të futbollit anë e mbanë botës do të jetë e drejtuar nga finalja e Superkupës së Spanjës të dielën, Real Madrid- Barcelona. Trajneri i katalanasve, Xavi e ka pranuar vështirësinë e këtij takimi, por gjithsesi është shfaqur optimist për sukses.

“Real Madridi janë kampionët vendas dhe europianë. Ata kanë një nivel shtesë në finale. Për ne Real Madridi është një kundërshtar vërtet i fortë dhe mund të bëjnë diferencën. I shoh ata në të njëjtën mënyrë si gjithmonë, të organizuar mirë taktikisht dhe të fortë.

Ne duhet të dimë se ku jemi si grup. Ju më thoni se Ancelotti nuk ka humbur një finale që nga viti 2010. Kjo gjë nuk më bën shumë përshtypje veçse më motivon më shumë. Rekordet janë bërë për t’u thyer.Ne jemi shumë të motivuar për këtë përballje. Çdo gjë do të ndryshonte më një trofe më shumë në kabinet. Qëllimet e Barcelonës janë trofetë. Jemi shumë afër triumfit dhe duhet të shkojmë pas tij, duhet ta fitojmë atë për vete jo për shkak të kundërshtarit” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: