Pas ndeshjes, sponsori kryesorë i Vllaznisë, Alban Xhaferi u shpreh mjaft i lumtur duke e quajtur skuadrën e tij si ‘’Vllaznia e mrekullive’’.

Triumfi: ‘’Kjo është Vllaznia e mrekullive, brenda një viti ne arritëm këtu. Para një viti luftonim me Besëlidhjen për me arrit në Superiore, por pas një viti fitojmë Kupën. Është Vllaznia e mrekullive në të gjitha aspektet me lojë dhe nivel. Nuk ka më mirë, faleminderit zotit për ça kemi arrit’’.

Ambiciet: ‘’ ‘’Vllaznia është një emër i madh dhe gjithmonë do të luftojnë që të ecin drejt nivele më të larta, por do të luftojmë të ecim dhe në Kupat e Europës’’.

Dedikimi: ‘’Ja dedikoj këtë fitoreve tifozëve sepse kanë qenë shtysë e madhe dhe shpresojmë që të kthehen në stadium dhe ja dedikoj të gjithëve që besuan tek ne dhe na mbështetën’’.

Konfirmimi i skuadrës: ‘’Sot po festojmë nesër na pret një punë e madhe’’.

President?: ’’Nuk më ndal askush të bëhem president në qoftë se e ka shkruatj zoti”.

Brdariç: ‘’Trajneri është i konfirmuar thjesht janë disa procedura. Nesër do të fillojë puna në të gjitha aspektet’’.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb