Granit Xhaka po kalon një formë të mirë te Arsenal, teksa jo vetëm që ndihmon skuadrën, por edhe shënon.

Në dy ndeshjet e fundit të Gooners, lojtari shqiptar ka realizuar 2 gola. Trajneri i londinezëve, Arteta e ka vlerësuar maksimalisht mesfushorin, në intervistën pas sfidës me Crystal Palace.

“Ajo që ka ndryshuar tek Granit Xhaka është se ai ka nisur të fitojë sërish besimin. Është në vendin e duhur në fushë dhe tashmë gjendet në vendin e duhur në kohën e duhur.

Para sfidës i thashë se do të shënonte sërish sepse është me mentalitetin e duhur.

Këtë mund ta shohësh shumë lehtë në mënyrën si po stërvitet, gjëra të mira do të vijnë për Xhakën. Për mua ai është shfaqur fenomenal për të gjithë sezonin” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: