Këngëtarja Xhesika Ndoj i është rikthyer historisë së saj me deputetin e Kuvendit të Shqipërisë. Në një intervistë për emisionin “Rrokum Night me Kastro Zizo”, ajo ka folur për karrierën e saj si modele dhe si këngëtare. E ngacmuar nga moderatori për historinë e deputetit se e ka bërë vet lajmin publik për të marrë famë ajo shprehet:

“Ka qenë propozim i deputetit të PD për të bërë diçka publike. Donte të bëhesha femra e tij por mua nuk më ka pëlqyer të jem eskorta e askujt dhe nuk blihem me para. Deputeti është burrë i martuar dhe më tha ‘nuk do të mungojë asgjë, do të mbaj si gocë sheiku’. Ai është i madh në moshë e unë nuk shkoj me 45-vjeçarë“.

Kastro nguli këmbë se fama e Xhesikës ka ardhur si pasojë e lajmeve me deputetin por ajo insistoi që është këngëtare dhe u bë e famshme para 3 vjetësh. “Unë nuk mbaj mend gjë. Ju kujtohet ju?”, ka thënë Kastro.

Përveç deputetit të PD, Xhesika ka thënë se ka miqësi dhe me Edi Ramën të cilin e ka takuar disa herë.
Për ndërhyrjet plastike Xhesika thotë: “Vithet e mia janë origjinale, kurse gjoksin kam 3 muaj që e kam bërë”.

Ndër të tjera Xhesika ka thënë se është besimtare dhe shpeshherë shkon në Kishën e Laçit. Për t’u treguar njerëzve që ka zë, Xhesika këndoi “Xhamadani vija- vija” së bashku me Kastron.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: