BRITANI E MADHE

Një ditë më parë, mediat britanike raportuan se xhirimet e klipit më të ri të shqiptares Dua Lipa u ndërprenë, për shkak se nuk janë respektuar rregullat për kufizimin e Covid-19.

Ekipi i xhirimit ndodhej mbrëmjen e së mërkurës në sheshin e Londrës Lindore për të xhiruar klipin e ri të këngëtares shqiptare.

Por pas këtyre lajmeve, 25-vjeçarja ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale, duke hedhur poshtë se xhirimet janë ndërprerë pikërisht për këtë shkak. Dua konfirmoi se avokatët e saj kanë kontaktuar gazetën The Sun, e cila publikoi artikullin se artistja shqiptare theu rregulloren.

“Një gazetë tabloide në Mbretërinë e Bashkuar (së cilës nuk do t’i bëj reklamë falas duke e përmendur), natën e kaluar publikoi një artikull rreth xhirimeve të videos sime në Londër duke thënë se janë shkelur rregullat kundër Covid-19. Kjo është pavërtetë, absolutisht të gjitha udhëzimet janë respektuar. Kjo është një nga shumë historitë e pavërteta të botuara nga kjo gazetë për mua këtë vit. Avokatët e mi i kanë dërguar një letër gazetës sot.

Është për të ardhur keq se një pjesë e shtypit britanik kërkojnë vëmendje për të shitur artikuj sesa të flasin për të vërtetën apo për ndjenjat e personit për të cilin shkruajnë. Ka patur shembuj jo të mirë vitin e fundit duke përfshirë personazhe të njohur britanikë, por unë do ta mbaj qëndrimin tim.“, ka shkruar Dua Lipa.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: