Sipas raportimeve të shumta, takimi i sotëm mes Presidentit të Milanit, Gerry Cardinale dhe drejtorit Paolo Maldini nuk ka shkuar mirë, pasi ata kanë pikëpamje thelbësisht të ndryshme për mënyrën sesi do të punohet në verë.

Tensionet janë prezente prej disa kohësh, me Maldinin që nuk ka hezituar të deklarojë nëpër intervista se ndihet i frustruar nga mungesa e të ardhurave për merkaton dhe u ka kërkuar hapur pronarëve të klubit të investojnë më shumë te ekipi për të hedhur hapa të tjerë përpara.

Cardinale ishte në Itali në fund të sezonit dhe u takua me Maldinin sot, por Sky Sport Italia, Sportitalia e të tjerë raportojnë se ky takim vetëm sa e ka ndezur më tej situatën.

Maldini ka bërë thirrje për më shumë autonomi dhe fonde për të forcuar skuadrën, ndërsa shefi i RedBird, Cardinale dhe shefi ekzekutiv Giorgio Furlani insistojnë për të ulur kostot dhe për të ndërtuar modelin aktual të biznesit.

Ata gjithashtu theksojnë se kur Maldinit iu dha një buxhet për të shpenzuar, ai u shpërdorua kryesisht për Charles De Ketelaere, i cili nuk arriti të shënonte asnjë gol.

Milan arriti deri në gjysmëfinale të Champions League, teksa në kampionat u renditet në vendin e katërt.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: